Inaugurimi i Qendrës për Karrierë në shkollën e mesme profesionale “Shaban Spahija” në Pejë

08.01.2019 - 10:13

Inaugurimi i Qendrës për Karrierë në shkollën e mesme profesionale “Shaban Spahija” në Pejë ndodhi me dt.13 shtator 2018. Kryetari i Komunës së Pejës, z. Gazmend Muhaxheri, mirëpriti këtë ceremoni, ndërsa mysafir nga MASHT, Zyra Zvicerane, partnere lokal dhe ndërkombëtarë dhe mysafir të tjerë nga komunat partnere ishin të ftuarit e ceremonisë. Qendra për Karrierë në shkollën “Shaban Spahija” në Pejë është themeluar si rezultat i një partneriteti dhe bashkë-investimi në mes të Komunës së Pejës, shkollës, bizneseve lokale, Solidar Suisse në Kosovë, projekti Proskills dhe projektit Rritja e Punësimit për të Rinj (EYE) i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC). Duke e kuptuar rëndësine e orientimit për karrierë për Arsimin dhe Aftësimin Profesional, Komuna e Pejës ka përkrahur themelimin e Qendrës për Karrierë në shkollën e mesme teknike “Shaban Spahija” në Pejë e cila do të ndihmojë rreth 1,400 nxënës të kësaj shkolle për të zhvilluar kompetencat lidhur me karrierën e tyre në mënyrë që ata të marrin vendime të informuara dhe të suksesshme arsimore, profesionale dhe jetësore

Newsletter