Punëtoria Planifikuese Strategjike me PRAK (Shoqatën e të Drejtave të Pacientëve të Kosovës)

08.02.2016 - 18:46

Dje, më datën 07.02.2016, në Prizren, u mbajt Punëtoria Planifikuese Strategjike me PRAK (Shoqatën e të Drejtave të Pacientëve të Kosovës), ku u diskutua për mundësitë, kapacitetet dhe nevojat e kësaj organizate për të shtyrë përpara misionin e kësaj organizate për të vendosur pacientin në qendër të sistemit shëndetësor. Ndër temat që u diskutuan ishin: 1. Përkrahja institucionale e PRAK,2.
Organizimi i komitetit të organizatave që përfaqësojnë interesat e pacientëve, 3. Zhvillimi i sistemit të përfaqësimit të të drejtave të pacientëve, 4. Ndërtimi i sistemit të matjes së satisfaksionit të pacientëve.

Newsletter