Krijohet Grupi Punues për Aftësim dhe Arsim në regjion të Pejës për katër sector ekonomik ; turizmi, teknologjia e informacionit, metal përpunimi dhe përpunimi I drurit

08.01.2019 - 00:08

20 Prill u krijua Grupi Punues për Aftësim dhe Arsim në regjion të Pejës për katër sector ekonomik ; turizmi, teknologjia e informacionit, metal përpunimi dhe përpunimi I drurit. Anëtarë të grupit përpos komunitetit të bizneseve nga sektoret e lartpë bizneseve nga sektoret e lartpërmendur ishin edhe nga OJQ, shkolla profesionale, komuna, dhe qendrat e aftësimit professional. Grupi punues sot zgjodhi edhe kryetarin zt. Burim Berisha nga sektori I Teknologjise Informative COM-ING, të mbështetur nga bashkëpunëtoret e ngushtë nga sektori I metal përpunimit zt. Flamur Bakalli (Bakalli Metal) dhe përpunimi I drurit ( Bellino dhe Ukaj) si dhe nga industria e turizimit nga zt. Nol Krasniqi ( Balkan Nature Adventure). Qëllimi I këtij grupi është të promovoj dialogun publiko privat në lidhje me aftësimin dhe arsimin e fuqisë punëtore përmes komunikimit, marrëveshjeve dhe këshillimit. Ky grup punes është pjesë e projektit Rina dhe Punësimi dhe ka për qëllim identifikimin e nevoajve të biznesve dhe shërbimeve të ofruesve edukativ dhe përshtatjen e tyre me nevojat e tregut. Kjo iniciativë zbatohet ngaInstituti për Trajnim dhe Zhvillim Ekonomik ITED me përkrahje financiare të Solidar Suisse Kosova.

Newsletter