Mbahet tryeza e rrumbullakët “Mësimi Praktik: Sfidat dhe bashkëpunimi në mes hisedarëve në fushën e turizmit”

07.01.2019 - 23:32

10 Mars; mbahet tryeza e rrumbullakët “Mësimi Praktik: Sfidat dhe bashkëpunimi në mes hisedarëve në fushën e turizmit” ku po marrin pjesë përfaqësues të bizneseve, nxënës të shkollave të mesme profesionale, përfaqësues të institucioneve shtetërore si dhe anëtarë të shoqërisë civile të cilët kanë ndikim në fushën e turizmit në Pejë. Tryeza kishte për qëllim diskutimin e mundësive për ofrimin e mësim praktik për nxënësit e shkollave të mesme profesionale në Pejë. Po ashtu është diskutuar rreth, sfidave dhe interesave të përbashkëta të secilit hisedarë. Tryeza është pjesë e projektit “Rinia dhe Punësimi në regjionin e Pejës” e cila zbatohet nga Këshilli Rinor Kosovar nën bashkëpunim dhe financim të Solidar Suisse Kosova

Newsletter