Vizita e Solidar Suisse përfituesve të projektit ProSkills

08.01.2019 - 09:59

Vizita e Solidar Suisse përfituesve të projektit ProSkills që zbatohet nga Këshilli Rinor Kosovar KYC dhe Instituti I Trajnimeve dhe Zhvillimit Ekonomik ITED në regjionin e Pejës . Vizitat u realizuan në shkollen e mesme profesionale “ Ali Hadri ” në Pejë dhe qendren rinore “STAND HUB” në Pejë ku ehde po zhvilloheshin trajnime plotesuese peër nxënesit e klasve 12 te drejtimit Turizem dhe Hoteleri” nga Shkolla Ali Hadri. Vizita kishte për qëllim të kuptuarit rreth zbatimit të lëndës Puna Praktike dhe Aftësim Praktik në edukimin e mesem profesional.
Projekti “ProSkills ” ka filluar zbatuari këtë vit dhe ka për qëllim që të përmirësoj qasjën e të punësuarit për të rinjët e sapodiplomuar të shkollave profesioanle duke përfituar nga shkathësit e kërkuara nga tregu I punës , puna praktike dhe bahskëpunimi I përmirësuar në mes të sektorit privat dhe sistemit te edukimit. Projekti ProSkills ka për qëllim adresimin e dy objektivave specifike;
1. Qasja dhe mundësia në trajnime dhe punë praktike të nxënësve të shkollave profesionale për shkathësit e kërkuara në treg pune
2. Sistemi I edukimin për drejtimet e Turizmit, Teknlogjise Informative , Procesimit të Metalit dhe drurit ka përmirësuar dukshëm zhvillimin e shkathësive të nxënseve bazë kërkesave të tregut

Newsletter