Aksioni I Nënave dhe Fëmijëve me platformë elektornike www.beba-ks.com

07.01.2019 - 22:05

Aksioni I Nënave dhe Fëmijëve në kuadër të Qendrave Informuese për Shëndetin e Gruas, lanson zyrtarisht ueb platforma me informata të bazuara në dëshmi e qasshme në tri gjuhë për nënat, baballarët e familjarët në Kosovë.Në këtë portal elektronik mund të mësoni mbi teknikat për gjidhënie, lindje, ushtrime gjatë shtatzënisë, gjeni qasje në aplikacione rreth kalkulimit të kontraksioneve, rritjes së volumit të qumështit të gjirit, udhëzues për fjetjen e foshnjes, udhëzues për të ushqyerit e fëmijës dhe gjithçka keni nevojë pa dyshuar në vërtetësinë e informatave. Në Beba-ks do të gjeni faktet që mund t’i përdorni për të marrë vendimet e duhura për ju dhe familjen tuaj. Në këtë portal nuk do të gjeni mendime dhe thashetheme, mirëpo do të gjeni informacione nga burimet më të sigurta në Kosovë dhe botë. Beba-ks është i vetmi portal i këtij lloji, që ofron këshilla në tri gjuhë dhe është i përshtatur posaçërisht për eksperiencën tuaj në Kosovë.. Qendrave informuese të Shëndetit gëzojn përkrahje finacare të pjesërishme nga Solidar Suisse Kosova. Vizito platformën duke klikuar më poshtë dhe dërgo lajmin e mirë tek miqtë e tu! http://beba-ks.com/

Newsletter