Është mbajtur punëtoria me temën “Vlerësimi strategjik mbi Këshillimin dhe orientimin në karrierë, mundësit dhe përparësit në komunën e Pejës

07.01.2019 - 23:10

Me 26 Janar në kuadër të inciativave të projektit “ Rinia dhe Punësimi “ është mbajtur punëtoria me temën “Vlerësimi strategjik mbi Këshillimin dhe orientimin në karrierë, mundësit dhe përparësit” që po implementohet në Pejë me mbështetjen financiare të Solidar Suisse Kosova. Iniciativa ka për qëllim të promovojë mundësitë e këshillimit në karrierë, angazhimit të koordinuar të gjithë akterëve dhe adresimit të çështjeve të zhvillimit të këshillimit në karrierë në shkollat e rajonit Pejes për një periudhë katërvjeçare.
Në punëtori së bashku me përfaqësues të institucioneve arsimore lokale dhe të zhvillimit ekonomik, Zyrës së punësimit, Qendrës së aftësimeve profesionale, Odës Ekonomike, shkollave dhe bizneseve janë diskutuar gjetjët nga hulumtimi me nxënësit edukimit fillor dhe atë të mesem lidhur me këshillimin në karrierë, si dhe përmes punës në grupe janë diksutuar edhe mundësit si të ndihmojmë nxënësit për puënsimin dhe karrierë . Deri ne fund të muajit Shkurt pritet të finalizohen edhe rekomandimet dhe konkluzionet në çështjeve të zhvillimit të këshillimit në karrierë në shkollat fillore të rajonit Pejes për një periudhë katërvjeçare

Newsletter