Letra e fundvitit nga Koordinatorja e Programit

07.01.2019 - 22:45

Të nderuar ; koleg, familjarë, miq, bashkëpunëtorë
Sot, ju falimnderojm gjithë juve që qëndruat së bashku me ne në rrugëtimin tone dhe mbështetjën tuaj gjatë tërë vitit. Solidar Suisse Kosova së bashku me shumë partner dhe bashkëpunëtorë, çdo ditë jemi përkushtuar dhe zotësuar në përmirësimin e sistemit edukativ në edukimin fillor dhe atë profesional duke ofruar shërbime më mira në përcaktimin e rrugëtimit të karierrës për të rinjët tonë dhe duke ju mundësuar mundësi më të mira punësimi . Çdo ditë me vullnet dhe entuiziazem kemi punuar për përmirësimin e shërbimëve shëndëtsore përmes avokimit dhe lobimit për pako më mire shëndëtsore të qytetarëve tone. Këto ndryshime janë realizuar falë miqëve dhe përkrahësve tone.
Ne ju falimnderojm për kontributet tuaja dhe mbështetjet, viti 2016 cilësohet të jetë edhe një vit suksesi për projektet e Solidar Suisse Kosova. Së bashku me gjithë juve ne kemi arritur;
Trajnimi dhe liçencimi I 73 mësimdhënësve të edukimit fillor në orientim dhe këshillim në karierrë në gjashtë komuna Pejë, Gjakovë, Istog, Klinë, Deçan, Junik
Aplikimi I orientimi dhe këshillimt në karrierë në shkollat fillore në regjion të Pejës , duke përfituar përafërsisht 60 klasa me nga 2000 nxënës
Hartimi I planit të punës dhe veprimit për mësimdhënësit e edukimit fillor në orientim dhe këshillim në karierrë
Adaptimi I planprogramit të orientimit dhe këshillimit në karrierë nga MASHT dhe shpërndarja e tij ne DKA regjionale
Mbi 80 biznese të industrisë së turizmit në regjion të Pejës kanë shprehur interesim për praktikant/student
36 marrëveshje të nënshkruara në mes të biznese të industrisë së turizmit në regjion të Pejës dhe shkollës profesionale , drejtimi I turizmit me qëllim të kryrjës së anës praktike për studentet. Si rezulatet , kemi gjithe studentet kanë kryer anën praktike
Promoviimi I edukimit professional përmes shtypjës së udhërrefyesve dhe organizim të panairëve te profesioneve. Gjë që cka rezultuar me rritjën e vijimit te edukimit professional nga studentet në 108 student në 2016 nga 32 në vitin 2013
Projekti regjional “Rina dhe Punësimi” ka rezultuar I sukseshem edhe në Bosnjë dhe Hercegovien dhe Serbi duke shënuar këto ndryshime;
Trajnimi I 120 këshilltarëve të edukimi të mesëm në orientim të karrierës
20.000 udhërrfyes të përgatitur për përzgjedhjen e profesioneve
Krijimi I sistemit monitorues të studentëve për karrierë
15 Delikuent janë trajnuar për Edukatorët
36 delikuent të rinjë kanë përfituar nga edukimi I Edukatorëve
4 vizita në kompani të realizuara dhe mundesia e kryrjës së punës së praktike për 40 dlikuent të rinjë
Ndërsa sa I përket projektit tone në shëndëtesi KOSANA, gjithmonë falë përkushtimit dhe
bashkëpunimit të partnereve tone kemi kënaqësinë të ndajm me juve këto arritje ;
Projekti KOSANA ka mbështeur dhe kontribuar në aprovimin dhe hartimin e skemës së sigurimeve shëndëtsore që nëkupton mbulshumërinë dhe sigurimin e qyetarëve të Kosovës nga ngarkesa financoare që rrjedhin nga sëmundjet
Mbështetje në hartimin dhe funksionalizimin e sistemit rrefrues të sapolindurëve
Progame përmirësimi të cilësisë dhe fuqizimit të pacienteve në procesin e shtatzanisë dhe mënnyrën të lindjës së fëmijëve
Zhvillimi i planit tre vjeçar për Asociacionin Kombëtarë të Auzimit
Identifikimi i nevojave të Romëve, Ashkalive dhe Egjiptianëve karshi skemës së sigurimëve shëndëtsore duke dhënë reflektim të plot mbi jetëgjatësisë,, identifikimi i sëmundjëve , qasje në shërbime shëndëtsore.
Draftimi i Rregullores për sistematizimin e vendeve të punës dhe draftimi i Udhëzimit administrativ për rrezikshmëri që do të rezultoj në përmirësimin e kushtëve të punës së rreth 15.000punonjësve shëndëtsorë karshi skemës së sigurimeve shëndëtsore
Përfaqësësimi i interesave të pacientëve dhe të drejtave karshi skemës së sigurimeve shëndëtsore përballë institucioneve vendimarrëse nga Shoqata e të Drejtave të Pacientëve të Kosoves
Solidar Suisse Kosova së bashku me partneret e saj ka arritur gjithë këto rezulate dhe çdo ditë është duke bërë ndryshime të dukshme drejt një vendi dhe shoqërie më të mirë.Andaj,Solidar Suisse Kosova do të vazhdoj të përkushtohej për një shoqëri më të drejtë– sociale, politike dhe ekonomike.
Ne ju jemi mirënjohës gjithë juve që kontribuat dhe që do të kontriboni edhe në të ardhmen. Gjithë kjo arritje nuk do të e mundur pa vullnetin dhe përkushtin e ekipës në Kosove dhe Zvicër andaj një falimndërim i veçant i takon atyre.
Paqit shëndet, mbarësi dhe gëzime në vitin 2017
Gëzuar për shumë mote!
Me respekt

Syzane Baja
Koordinatore e Progarmit për Kosovë të Solidar Suisse

Newsletter