#Ngjarja “Të vallëzojmë” ngrit 32,175 Euro për nënat dhe fëmijët

07.01.2019 - 22:02

Për të dytin vit me radhë, #Fondacioni Aksioni për Nëna dhe Fëmijë bëri bashkë më shumë se 400 njerëz në ngjarjen për mbledhje të fondeve, të titulluar #“Të vallëzojmë”, që u mbajt në Sheshin 21. Ngjarja, që tashmë është shndërruar në traditë, mbledh fonde për të përkrahur shëndetin e nënave dhe fëmijëve në Kosovë.Shuma që u mblodh këtë vit përmes sponsorizimeve nga kompanitë dhe shitjes së biletave arriti në €32,175, duke e bërë këtë nismë një sukses të madh, pasi u tejkalua shuma që u mblodh në dhjetor 2015 kur u mbajt për herë të parë. Të gjitha fondet e siguruara mbështesin drejtpërdrejt shëndetin e nënave dhe fëmijëve në Kosovë dhe mundësojnë #Aksionin për Nëna dhe Fëmijë që të vazhdojë furnizimin me medikamente e pajisje mjekësore, mbështesë programin e ndërtimit të transportit të foshnjeve dhe zgjerojë aktivitetet e qendrave informuese edhe në qytete të tjera – të gjitha këto duke kontribuar në uljen e shkallës së vdekshmërisë së nënave dhe fëmijëve në Kosovë. Ngjarja për mbledhjen e fondeve është mbështetur edhe me sponsorizime nga: Crimson Capital (sponsor i platinit), Banka Ekonomike, Banka për Biznes, Bechtel Enka dhe NLB Banka (sponsor të artë), Roche, Vitaminka, KEP Trust, 3CIS, Komot, #Solidar Suisse Kosova dhe Cacttus (sponsor të argjendit) dhe FINCA, AmCham Kosovo, AmCham Arbitration Center, American School of Kosovo, Universum, International Development Ireland, International Finance Corporation, Meridian, ProCredit Bank, dhe Sharrcem (sponsor i bronzit).

Newsletter