Prezentimi I dokumentarit LIVES vazhdon edhe ne koumen e Pejës dhe Gjakovës

07.01.2019 - 21:06

24 dhe 27 Qershor BSFK vazhdoi me shfaqjen e premierës së filmit dokumentar “LIVES”, i cili paraqet disa nga arsyet e jetëgjatësisë së shkurtër të komuniteteve Ashkali,Egjiptan dhe Romë Në kuadër të këtyre ngjarjeve, BSFK paraqiti 5 raporte (policy brief) me të gjeturat rreth problemeve shëndetësore të tri komuniteteve të lartëpërmendura dhe rekomandimet për të përmirësuar jetën e tyre. Premiera e filmit dokumentar u mbajt në Qendrën Kryesore të Mjeksësisë Familjare në Peje dhe ne Gjakove si dhe ne Qendren per mesimore ne Brekoc te Gjakoves. Qëllimi i projektit KOSANA është ngritja e vetëdijes së qytetarëve të Kosovës dhe institucioneve për problemet me të cilat këto komunitete ballafaqohen, dhe paraqitja e disa rekomandimeve për të përmirësuar situatën shendetësore dhe jetësore të këtyre komuniteteve. Projekti financohet nga Solidar Suisse Kosovo.

Newsletter