Punëtoria mbi vlerësimit strategjik mbi këshillimin dhe orientimin në karierrë

07.01.2019 - 22:36

Në kuadër të projektit Rina dhe Punësimi në regjion të Pejës u mbajt punëtoria që kishte për qëllim të diksutohet mbi vlerësimit strategjik mbi këshillimin dhe orientimin në karierrë . Të pranishmit ishin mësimdhënës të shkollave fillore dhe atyre të mesme profesionale dhe përfaqësues të biznesve dhe shoqërisë civile.

Zt. Ekrem Zogaj udhëheqës I projektit vlerësimit strategjik mbi këshillimin dhe orientimin në karierrë, përkrahur nga Solidar Suisse Kosova për periudhen Nëntor 2016-Shkurt 2017 theksoj që deri me tani është punuar hulumtimi në 5 shkolla fillore në qytetin e Pejës dhe 5 shkolla fillore në zona rurale dhe shkolla profesionale teknike dhe ajo ekonomike ne Pejë. Një pjesë e hulumtimit do të përfshij edhe intervista me prinderit për të kuptuar njohurit mbi këshillimin në karierrë dhe mundësit e zbatimit të duhur të shërbimit të orentimit dhe këshillimit në karierrë. Në fund të Janarit 2017 do të paraqiten gjetjët e para në lidhje me këshillimin në karrierë , opinionet,mundësit , përparësit sfidat dhe zgjidhjet.
Së fundi , projekti ka për qëllim të promovoj mundësit e këshillimit dhe orientimit në karriere me pjesëmarrje te koordinuar të palëve të interesit dhe adresimin e çështjeve të zhvillimit adekuat të këshillimit dhe orientimit në karrierë në shkolla dhe zbatimi I saj në gjithë edukimin fillor të regjionit të Pejës

Newsletter