Soldiar Suisse Kosova përkah ditët e inovaconit në kuadër të javës globale të ndërmarrësisë

07.01.2019 - 22:30

Në kuadër të javës globale të ndërmarrësis Solidar Suisse në formë modeste ka përkahur ditet e inovacionin përkatësisht aktivitetet e zhvilluara në kuadër të Shtëpisë së Inovacionit Istog – CBC që organizohen në kuadër të projektit të financuar nga Bashkimi Evropian, “Zhvillimi i inovacionit dhe ndërmarrësisë në rajonin ndërkufitar të Kosovës dhe Malit të Zi, programi CBC Kosovë-Mali i Zi”, implementuar nga STIKK dhe Syri i Vizionit.
Me daten 19 Nëntor nën vlerësimin e anëtarëve të jurisë së përbërë nga Vigan Budima HEAD OF ADVANCED INFRASTRUCTURE SERVICE / ASSECO SEE, Etnik Blakaj CEO / ZETTA TECHNOLOGIES dhe Syzane Baja PROGRAM COORDINATOR SOLIDAR SUISSE KOSOVA janë përzgjedhur 10 ide innovative duke përfituar nga 3,000 euro secila ide. Idetë kishin për qëllim të kontribuojnë në zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik duke nxitur inovacionin & sipërmarrjen në industrinë e turizmit. Për më shumë disa ideja kanë përfshirë krijimin e paketave turistike, zhvillimin e aplikacioneve online për telefona te mençur dhe web, përfaqësimin më të denjët të sektorit të turizmit si potencial për rritjen e ekonomisë.

Newsletter