Partneri strategjik I projektit KOSANA te mbeshtetur nga Solidar Suisse Kosova, Aksioni për Nëna dhe Fëmijë ka marrë përsipër koordinimin e “Koalicionit K10”,

07.01.2019 - 22:23

Partneri strategjik I projektit KOSANA te mbeshtetur nga Solidar Suisse Kosova, Aksioni për Nëna dhe Fëmijë ka marrë përsipër koordinimin e “Koalicionit K10”, i cili ka për synim të bëjë monitorimin dhe përmirësimin e politikave, infrastrukturës ligjore dhe vetëdijesimin mbi shëndetin dhe të drejtat seksuale riprodhuese në Kosovë përmes punës së rregullt avokuese, të bazuar mbi evidencë dhe duke mobilizuar shoqëritë civile në një koalicion. Më tutje thuhet se K10 synon të avokoj për ngritjen e fokusit qeveritar drejt shëndetit riprodhues, përfshirë këtu avokimin për ofrimin e shërbimeve për shëndetin riprodhues në kuadër të pakos bazike të shërbimeve shëndetësore.

“Koalicioni K10 do të përkrahë dhe facilitoj iniciativat e anëtarëve të saj, siç janë komunikimi strategjik, bashkëpunimi dhe avokimi kolektiv për politika për mirëqenien me të mirë të grave, të rinjve dhe komunitetit Kosovar. Anëtarët e K10 janë Shoqata e Adoleshenteve të Kosovës , Shoqata për Edukimin dhe zhvillim të shëndetsisë, Artpolis, Health for all, KOPF, PEN,PRAK dhe RRGGK

Newsletter