Në mbarë botën janë duke u eksploatuar 1.5 miliard njerëz. 1.75 miliard njerëz jetojnë në varfëri. Kjo duhet të ndryshojë. Por për të ndodhur ndryshimi, këta njerëz duhet të jenë në gjendje të fitojnë një pagë për jetesë.Duhet të respektohen të drejtat e tyre themelore. Ata duhet të përfshihen në procesin demokratik. Historia na ka mësuar se vetëm ata që janë prekur drejtpërdrejt nga kushtet e pasigurta të jetës mund t’i përmirësojnë kushtet e tyre. Por ne mund t’i mbështesim në luftën e tyre. Në këtë kuptim Solidar Zvicër e sheh veten si partner në zhvillim, duke punuar për përmirësimin e kushteve të jetës së bashku me punëtorët dhe fermerët, të papunët dhe të patokët, së bashku me sindikatat e punës dhe organizatat qytetare.