28 Korrik BSFK vazhdoi me shfaqjen e premierës së filmit dokumentar “LIVES”, në komunën e Fushë Kosovës. LIVES paraqet disa nga arsyet e jetëgjatësisë së shkurtër të komuniteteve Ashkali,Egjiptan dhe Romë Në kuadër të këtyre ngjarjeve, BSFK paraqiti 5 raporte (policy brief) me të gjeturat rreth problemeve shëndetësore të tri komuniteteve të lartëpërmendura dhe rekomandimet për të përmirësuar jetën e tyre. Qëllimi i projektit KOSANA është ngritja e vetëdijes së qytetarëve të Kosovës dhe institucioneve për problemet me të cilat këto komunitete ballafaqohen, dhe paraqitja e disa rekomandimeve për të përmirësuar situatën shendetësore dhe jetësore të këtyre komuniteteve. Projekti financohet nga Solidar Suisse Kosovo.