Ҫertifikohen, 12 mësimdhënës për këshillim në karrierë në komunë të Istogut

02.07.2015 - 11:38

U çertifikuan 12 mësimdhënës të komunës së Istogut, për të ligjëruar në shkollat e tyre lëndën e këshillimit në karrierë. Gjatë muajve Maj dhe Qershor është mbajtur trajnimi i tyre bazuar në Programin Evropian prej pesë hapave.

Në ceremoni kanë marrë pjesë zyrtarë nga Komuna e Istogut, drejtoria e arsimit, mësimdhënës të çertifikuar dhe drejtorët e shkollave të mesme të ulëta, në të cilat pritet të aplikohet këshillimi në karrierë, me të cilët është diskutuar edhe mënyra se si mund të futet në programet shkollorë kjo lëndë që në Shtatorin e vitit të ardhshëm. U vlerësua se kjo do jetë një ndihmesë për nxënësit e klasave të IX, që të njohin aftësitë dhe prirjet e tyre, në mënyrë që të marrin vendimet e duhura për regjistrimin në shkollimin e mesëm, që është hapi i parë dhe shumë herë vendimtar për karrierën e tyre.

Aplikimi i këshillimit në karrierë në Komunën e Istogut, bëhet përmes projektit “Mismatch”, që Syri i Vizionit realizon me financim nga Solidar Suisse, dhe me mbështetjen e Komunës së Istogut

Newsletter