Diskutohet mundesia e bashkëpunimit në mes të Qendra për Aftësim dhe Këshillim Profesional “ Gjon Nikollë Kazazi” dhe Shoqatës së Përpunësve të Qumështit në Kosovë

03.05.2016 - 20:15

Gjatë vizitës së delegacionit nga Solidar Suisse nga Zvicra përkatësisht përfaqësusit për bashkëpunim ndërkombëtarë Felix Gehnm dhe përfaqësuesit për Europën Juglindore Cyrill Rogger në përcjellje të përaqesuese në Kosovë Syzane Baja u realizua vizita në Qendrën për Aftësim dhe Këshillim Profesional “ Gjon NIkollë Kazazi” në Gjakovë me qëllim të konkretizimit të bashkëpunimit në mes të Shoqatës së Qumështoreve të Kosovës dhe Qendrës për Aftësim dhe Këshillim Profesional “ Gjon NIkollë Kazazi” në lidhje me edukimin e teknologeve të qumështit. Projekt ky , që do të përkrahet nga Solidar Suisse Kosova dhe ka për qëllim të aftësoj të rinjët në modulin e teknologeve të qumeshtit sipas sistemit dual të edukimit. Projekti qëllim përgjithshem ka krijimin e mundësive fair të punës dhe mundësi të qëndrushme në krijimin e të të ardhurave.

Newsletter