Kongresi i tretë i Federatës së Sindikatës së Shëndetësisë së Kosovës FSSHK

14.10.2015 - 12:46

Më 14 Tetor u mbajt Kongresi i tretë i Federatës së Sindikatës së Shëndetësisë së Kosovës. Në ketë ngjarje u prezentuan arritjet e shumëta të FSSHK-së mirëpo si më të rëndëssishme vlen të theksohen , anëtarësimi në EPSU/PSI, nënshkrimi i kontratës Kolektive sektoriale, lobimi ne lidhje me nënin 41 të Ligjit të Shëndëtësisë si dhe lobimi dhe pjesëmarrje në hartimin dhe zbatimin e reformave shëndetësore në veçanti të Ligjit të Shëndëtesisë dhe Ligjit të Sigurimeve Shëndëtësore.

Në Kongres u punua dhe u miratua rregullorja e punës, statuti dhe zgjedhja e komisioneve. Po ashtu u miratuan disa rezuluta duke përfshirë: rezulutën mbi migrimin e punëtorëve shëndëtësisë, rezulutën për forumin e gruas, rezulutën për forumin e rinor si dhe rezultën mbi bashkëpunimin në mes të sindikatave vendore dhe ndërkombëtare. Në Kongres poashtu u ndan mirenjohje bashkëpuntorëve që kontribuan në sektorin e shëndëtsisë.

Solidar Suisse Kosova bashkëpunon me Federatën Sindikale të Shëndetësisë së Kosovës FSSHK që nga viti 2013 përmes projektit “Kosana” ku qëllimi I FSSHK përmes këtij projekti është të krijoj dhe zhvilloj dialog për politikat shëndetësore me vendimarrësit në promovimin e intersave dhe të drejtave të punënonjësve shëndetësorë në Kosovë karshi skemës së sigurimëve shëndëtsore.

Newsletter