Histori donatorë dhe partnerë
-
Këshilli Rinor Kosovar (KYC)
Këshilli Rinor Kosovar (KYC) është organizatë rinore dhe joqeveritare. KYC përfaqëson zërin e të rinjëve në promovimin e vetedukimit , zhvillimit dhe mirëqeniës së të rinjëve ; dhe përfshirjës active të rinjëve në krijimin dhe zhvillimin e poltikave domethënese për të rinjët.
-
Instituti për Trajnim dhe Zhvillim Ekonomik (ITED)
Instituti për Trajnim dhe Zhvillim Ekonomik (ITED) është një ndërmarrje indigjene në Kosovë, e krijuar në masë të madhe, në rrjet,të shoqërisë përgjegjëse; e regjistruar dhe me seli në Prishtinë. Produktet dhe shërbimet kryesore; Zhvillimi i Biznesit, Trajnimi për Sektorin e Financave, Trajnimi për Sektorin Publik, Trajnimi për Punëkërkuesit, Trajnimi për Shoqërinë Civile, Trajnimi për Punonjësit Administrativ
-
Shoqata e të Drejtave të Pacientëve në Kosovë (PRAK)
Shoqata e të Drejtave të Pacientëve në Kosovë u themelua në vitin 2013 me mission për të vendosur pacientin në qendër të sistemit shëndetësorë. Kjo shoqatë synon të mbrojë të gjithë qytetarët të cilët kërkojnë kujdes shëndetësorë, pa dallime.
-
Aksioni për nënat dhe fëmijët
ANF është një fondacion jofitimprurëse më qëllimin kryesor për të shpëtuar jetët e fëmijëve dhe përmirësoj kujdesin shëndetësor për nënat në Republikën e Kosovës përmes zhvillimit të sistemeve më të mira për kujdesin ndaj grave shtatzëna dhe fëmijët e tyre.
-
Instituti i Evropës Juglindore për Avansimin e Shkencave Shëndetësore dhe Infermierisë
Instituti i Evropës Juglindore për Avancimin e Shkencave Shëndetësore dhe Infermierisë është një rrjet multi-disiplinor i kujdesit shëndetësor dhe profesionistëve tjerë, që kanë përvojë të gjerë në sigurimin e menaxhimit të kujdesit shëndetësor dhe shërbimeve këshillimore edukative në Kosovë.
-
Federata e Sindikatave të Shëndetësisë të Kosovës
Federata e Sindikatave të Shëndetësisë të Kosovës ( në tekstin e mëtejmë FSSHK) përfaqëson organizatën e sindikatave të punëtorëve shëndetësorë në sektorin shëndetësorë të Republikës së Kosovës. FSSHK tani dhe për shumë vite është duke vepruar në tërë territorin e Kosovës, i cili është i organizuar në 43 organizata sindikale , të cilat janë themeluar në institucionet shëndetësore.
-
Qendra e Komunikimit të Rinisë
Qendra e Komunikimit të Rinisë është një organizatë rinore joqeveritare dhe jofitimprurëse me qendër në Banja Luka, e themeluar për të promovuar vlerën e shoqërisë civile që vepron në nivel lokal dhe rajonal. Përmes aktiviteteve edukative, vullnetare, mediatike, psikosociale dhe ndërtimin e paqes dhe zhvillimin e demokracisë, ne kontribuojmë në përmirësimin e cilësisë së jetës së të rinjve dhe zhvillimin e shoqërisë me mundësi të barabarta.
-
Syri i Vizionit
Organizata e ”Syri i Vizionit” është regjistruar zyrtarisht si një OJQ lokale në shtator të vitit 2001, filloi me punë në fillim të vitit 1999 si një Organizatë e Bazuar në Komunitet (OBK) në qytetin e Pejës/Pec për të koordinuar përgatitjen dhe publikimin e Magazinës së Rinisë në Kosovë , me mbështetje financiare nga USAID-i. Që nga fillimi i tij, OJQ ”Syri i Vizionit” ka fituar në profesionalizëm përmes implementimit të projekteve të llojllojshme të spektrit të madh, duke e dëshmuar veten si një aktor të mirëfilltë të Shoqërisë Civile në Kosovë.
-
ZORA
Shoqata për zhvillimin social, kulturor dhe kreativ "ZORA" është e regjistruar në Ministrinë e Drejtësisë të Bosnjës dhe Hercegovinës, dhe si e tillë e ka arritur statusin e entitetit ligjor dhe e ka lirin e veprimit në të gjithë Bosnjën e Hercegovinën.
-
CUBE
“Cube“ është organizatë joqeveritare e qytetarëve të Republikës së Serbisë që bazohet në vlerat e shoqërisë liberale dhe demokratike dhe ideologjinë e të drejtave njerëzore. OJQ Cube është duke u përpjekur të krijoj një shoqëri ku respektohen të drejtat e njerëzve, ku njerëzit i kanë mundësitë e barabarta për edukim dhe për qasje në informata, një shoqëri që bazohet në solidaritet, paqe dhe tolerancë. Cube është themeluar në vitin 2007 dhe që nga atëherë është anëtarë e ASTRA-s.
-
Shoqata e Prodhuesve të Qumështit të Kosovës – KAMP
Shoqata e Prodhuesve të Qumështit të Kosovës KAMP është e regjistruar si një organizatë jofitimprurëse. Ajo numëron rreth 500 prodhues të regjistruar të qumështit. Shoqata është aktive në tërë Kosovën e përfaqësuar nga 7 degë rajonale në territorin e Kosovës. KAMP përfaqëson shumicën e prodhuesve të qumështit që e shesin qumështin përpunuesve të licencuar.
-
Shoqata e Përpunuesve të Qumështit të Kosovës – SHQK
Shoqata e Përpunuesve të Qumështit të Kosovës KDPA përfaqëson 19 nga 35 përpunues të licencuar në Kosovë. Është një organizatë jofitimprurëse. KDPA lobon për përmirësimin e kornizës ligjore të industrisë së qumështit dhe kanë kontakte të rregullta. KAMP dhe KDPA janë palët kryesore të dialogut shoqëror në sektorin e qumështit dhe janë partner të besueshëm për qeverinë lidhur me çështjet e qumështit.
-
Shoqata e Specialistëve të Sëmundjeve Infektive të Kosovës
Shoqata e Specialistëve të Sëmundjeve Infektive të Kosovës – organizata mbështet edukimin e vazhdueshëm , avancimin profesional për specialistët në fushën e sëmundjeve infektive, organizimi i trajnimeve, konferencave, tryezave të rrumbullakëta dhe aktiviteteve tjera.
-
Shoqata Kombëtare e Diabetit të Kosovës
Shoqata Kombëtare e Diabetit të Kosovës i përfaqëson interesat e njerëzve me diabet në Kosovë. Anëtarësia e saj përfshin njerëzit e dijagnostifikuar me diabet dhe disa mjekë që i trajtojnë këta pacientë. Ekzistojnë 6 shoqata rajonale të pacientëve me diabet që janë financuar në vitet e kaluara: Peja, Prishtina, Gjakova, Ferizaji, Prizreni, dhe Gjilani.
-
Asociacioni Nacional i Autizmit në Kosovë
Asociacioni Nacional i Autizmit në Kosovë është themeluar në janar të vitit 2012, me iniciativë të profesionistëve në fushën e psikologjisë, neuropsikiatrisë dhe pedagogjisë me qëllim të ofrimit, zgjerimit dhe përmirësimit të cilësisë së shërbimeve për fëmijtë me autizëm.
-
Ballkan Sunflowers Kosova
Ballkan Sunflowers Kosova (BSFK) është një organizatë ndërkombëtare themelore, e themeluar në vitin 1999 për të ndihmuar refugjatët kosovarë. Balkan Sunflowers Kosova ndërton jetë aktive për ndryshime sociale. BSFK frymëzojnë dhe përfshihen në veprime të komunitetit për të drejtat dhe dinjitetin e njeriut, duke punuar në arsim, shëndetësi, kulturë, nënshtetësi, punësim dhe respekt për diversitetin.
-
Asociacioni i të sëmurëve nga Diabeti Pejë
Asociacioni i të sëmurëve nga Diabeti Pejë (ASDP) është themeluar në 2010.
ASDP është duke punuar në ndërgjegjësimin mbi Edukimin për ushqimin e shëndetshëm për fëmijët për parandalimin e diabetit dhe vizitat në grupet e margjinalizuara për matjen e hershme dhe identifikimin e diabetit. ASPK po kërkon të përmirësojë dhe promovojë zakonet shëndetësore gjatë jetës përmes aktiviteteve jashtë, kontrolle të rregullta mjekësore dhe dietë të ekuilibruar për fëmijët me diabet tip 1 dhe 2.