Përvojat e krijuara në lidhje me këshillimin dhe orientimit në karrierë në edukimin fillor të nivelit komunal të regjionit të Dukagjinit mbartën në nivelin qendror

18.03.2017 - 23:38

Me datën 18 Mars 2017; është mbajtur punëtoria në mbështetje të kurrikulës së re në zbatimin e këshillimit dhe orentimit në karrierë në kuadër të fushës” Jeta dhe Puna”. Kjo punëtori është realizuar nga Syri I Vizionit në kuadër të projektit PROCAREER në bashkëpunim me Minsitrinë e Arsimit dhe Shkencës dhe Teknologjisë me mbështetje të Solidar Suisse Kosova. Punëtoria kishte për qëllim mbartjen e njohurive në lidhje me metodologjinë e mësimdhënies dhe vlerësimin e arritjeve të nxënësve si dhe aspektet metodologjike dhe praktike të planifikimit për zbatimin e modulit “Orientimi në Karrierë. Në punëtori kanë marr pjesë mësimdhënësit të edukimit fillor nga 82 shkolla të Kosovës.

Newsletter