Protesta në lidhje me produktet e qumështit nga importi

16.06.2016 - 11:05

Prishtinë, është organizuar protesta e prodhuesve dhe përpunuesëve të qumështit Kësaj radhe nuk e kanë derdhur qumështin që e kishin marrë me vete. Mirëpo , protestuesit kishin mesazh shumë të qartë “ata kërkonin të ndalen produktet qumështit të importit të dyshimta përnga përmbatja dhe cilësia. Kryetari I podhuesve Naser Bajraktari, pohonte që ” Tregu është mbuluar me prodhime bimore e yndyrore. Qeveria të mos e rris edhe më shumë papunësinë në Kosovë. Lejona të punojmë duke prodhuar produkte origjinale”. Ndërkaq Ramadan Mema , kryetar I përpunuseve të qumështit u shpreh “Interesi ynë është mbrojtja e vendit dhe punës tonë. Vaj palme, vaj kokosi, amidon, produktet që shiten herë si djathë e herë si qumësht. Mijëra tonelata pa kontroll. Ne do të vazhdojmë më protesta deri sa me nuk do të ketë nevojë që fermerët të dalin në rrugë”. Shoqata e prodhuesve të Kosovës dhe Shoqata e Përpunuësve të Qumështit , lajmëruan që së shpejti do të organizohej protestë gjithë popullore.

Newsletter