Shfaqet premiera e filmit dokumentar “LIVES”

22.08.2016 - 21:33

22 Gusht 2016; është shfaqur premiera e filmit dokumentar “LIVES”, i cili paraqet disa nga arsyet e jetëgjatësisë së shkurtër të komuniteteve Ashkali, Egjiptian dhe Romë. Poashtu në ngjarje u shpërdanë dhe u paraqiten disa policy briefs të cilët paraqesin situatën shëndetësore të tri komuniteteve të lartëpërmendura.
Rezulatet dhe produketet ishin pjesë e projektit KOSANA dhe “Shëndeti për të Gjithë,konfrontimi I krizes shëndetsore dhe të drejtave njerëzore”” që kanë për qëllim ngritjën e vetëdijes së qytetarëve të Kosovës dhe institucioneve për problemet me të cilat ballafaqohen këto komunitete, si dhe paraqitja e disa rekomandimeve për të përmirësuar situatën shendetësore dhe jetësore të këtyre komuniteteve.
Projekti financohet nga Solidar Suisse Kosovo në përkrahje të Zyrës Zvicerane për Bashkëpunim dhe Zhvillim në Zvicer dhe Treasure Club 0.7%, dhe zbatohet nga OJQ Balkan Sunflower Kosova.
Balkan Sunflower Kosova është një ndër parneret kyçës të projektit KOSANA dhe ka luajtur rolë rëndësishem në fuqizimin e shoqërisë civile përkatësisht të komunitetit Romë,Ashkali dhe Egjiptian në avokimin dhe lobimin e pozicionit tëtyre karshi skemës së sigurimeve shëndëtesore

Newsletter