Në fillim në pikat kufitare nuk kanë pasur pajisje personale mbrojtëse të mjaftueshme dhe se ka pasur mungesë të theksuar edhe nëpër barnatoret e qytetit. Dhe se rreziku ishte i madh. Pasi që në këtë pikë kufitare punohet 24 orë në ditë.
Dr. Sopa është mjek i mjekësisë së përgjithshme dhe punon në QKMF në Hani të Elezit.
Ai është 26 vjeç dhe jeton së bashku me prindërit e tij, me vëllain dhe motrën në banesën e prindërve.
Dr. Sopa është ndër mjekët e parë nga Hani I Elezit që është mobilizuar të punojë në pikën kufitare në Han të Elezit. Ai është mjek i kujdesit primar në këshillim të pacientëve. Por në QKMF i trajtojnë të gjitha shërbimet rreth patologjive të përgjithshme – si vaksinimi, pacientët me grip, me diabet, me tension të lartë etj. Vetëm në raste kur kërkohet kujdesi sekondar Dr. Sopa bënë rekomandimet për spitalin rajonal që për qytetetin e Hanit të Elezit i bie që të shkojnë në Ferizaj.
COVID-19 Sistemin Primar Shëndetësor e gjeti të papërgatitur në aspektin logjistik, me mungesës të protokolleve dhe të mjeteve të punës.
Që nga 18 shkurt 2020 kur ka qene dita e parë, Dr. Sopa ka qenë i angazhuar në lidhje me kontrollin për COVID-19 të udhëtarëve përmes Check listës që është tani protokoll zyrtar, që kanë hyrë nëpër pikën kufitare të Hanit të Elezit, dhe se I vetmi mjet pune ka qenë një termometër me rreze, dorëzat dhe maskat e thjeshta. Në fillim nuk kanë pasur pajisje personale mbrojtëse të mjaftueshme dhe se ka pasur mungesë të theksuar edhe nëpër barnatoret e qytetit. Dhe se rreziku ishte i madh. Pasi që në këtë pikë kufitare punohet 24 orë në ditë.
Për mungesën e pajisjeve të mbrojtjes personale në fillim të pandemisë, Dr. Sopa nuk ishte i informuar për arsyen se pse nuk ka pasur, përveç faktit që të gjithë punëtorët shëndetësor janë udhëzuar që të I sigurojmë vetë ato.
Puna e personelit mjekësor dhe punëtorëve tjerë shëndetësor në këtë pikë kufitare është përshtatur me nevojat e situatave emergjente. Dhe se ekipi i QKMF-së është përgjegjës për ndërrimin e parë, pastaj në ndërrimin e dytë vijnë ekipet nga qytetet tjera dhe gjatë natës punon ekipi i vullnetarëve. Dhe se ky numër i konsiderueshëm ishte në rrezik të vazhdueshëm nga COVID-19.
Por, me arritjen e Pajisjeve Personale Mbrojtëse edhe nga Solidar Suisse, iu ka siguruar një nivel më të lartë të masave mbrojtëse në rend të pare të punëtorëve shëndetësor e edhe të popullatës në përgjithësi.
Situatë sfiduese për Dr. Sopa mbetet fakti që një pjesë e popullatës në qytetin e tij nuk beson që ekziston virusi COVID-19, dhe se kjo situatë ia vështirëson punën e tij në parandalimin dhe menaxhimin e situatës rreth COVID-19.
Ajo që Dr. Sopa dëshiron ta theksoj dhe ta shpreh falënderimin e tij është që Pajisjet Personale Mbrojtëse që siguruara me donacionin e Solidar Suisse përmes FSSHK-se kanë qenë të cilësisë shumë të lartë dhe me dizajn shumë të përshtatshëm për specifikat e punës në terren.
Intervista e realizuar nga z. Nora Murataj nga FSSHK përmes Skype- Prishtinë dhe Dr. Sopa – Hani i Elezit