Strategjia e komunikimit shkollë-prindër për orientimin në karrierë të nxënësve të arsimit të mesëm të ulët

12.09.2017 - 00:25

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) ka filluar hartimin e strategjisë së komunikimit shkollë-prindër për orientimin në karrierë të nxënësve të arsimit të mesëm të ulët, respektivsht nxënësve të klasës së 9të të cilët kalojnë në arsimin e mesëm të lartë dhe zgjedhin profesionin e tyre. Kjo strategji ka për qëllim krijimin e një komunikimi të rregullt shkollë-prindër përmes mekanizmave të qëndrueshëm për të fuqizuar rolin e prindërve për udhëzimin e fëmijëve të tyre drejt një zgjedhjeje të informuar të karrierës.Sot është mbajtur takimi i parë i Grupës Punuese të emëruar nga MASHT për hartimin e kësaj strategjie. Në ditët në vazhdim, MASHT gjithashtu do të ketë diskutime me arsimtar dhe do të bëjë intervistime me prindër për të kuptuar më mirë faktorët influencues për një komunikim të efektshëm shkollë-prindër për orientimin në karrierë të nxënësve të klasës së 9të bazuar në informacione mbi trendet dhe kërkesat e tregut të punës.Kjo nismë e MASHT-it mbështetet nga projekti ‘Rritja e Punësimit për të Rinjë (EYE)’ i Zyrës Zvicërane për Bashkëpunim (SDC) zbatuar nga konsorciumi HELVETAS Swiss Intercooperation Kosovo (HSIK) dhe Management Development Associates (MDA), si dhe në bashkëpunim të ngushtë me projektin “ProKarriera” i Solidar Suisse Kosova zbatuar nga Syri i Vizonit.
12 September 2017

12 September 2017

Newsletter