Dialogu në sektorin e qumështit

Dialogu në sektorin e qumështit

Objektivi i përgjithshëm i projektit për Dialogun e Qumështit është të krijohen mundësi të drejta të punësimit dhe mundësi për të ardhura të qëndrueshme në sektorin e qumështit të Kosovës. Solidar Suisse kishte dëshiruar të arrijë këtë përmes zhvillimit institucional të shoqatave të qumështit dhe, veçanërisht , nëpërmes një dialogu të zgjeruar në mes të palëve të ndryshme, për shkak të faktit se pengesat janë të një origjine strukturale.

Rezultati 1: Projekti ‘Dialogu për Qumështin ’ e lehtëson implementimin e planit Master për strategjinë zhvillimore të industrisë së qumështit të Kosovës 2011-2020 nga Shoqatat e Qumështit Kosovë, Prodhuesit e Qumështit të Kosovës dhe Përpunuesve të Qumështit të Kosovës

    Rezultatet kyçe të projektit janë si vijon:

  • Marrja transparente dhe neutrale e mostrave, kontrolli i cilësisë dhe pagesa e drejtë e qumështit të papërpunuar
  • Rregullimi ligjor i marketingut të drejtpërdrejt të produkteve të qumështit në tregun e gjelbër
  • Teknikët e kualifikuar të qumështit dhe prodhuesit në Kosovë
  • Pagesat e drejtpërdrejta dhe subvencionet shtetërore për prodhuesit e qumështit
  • Programet e mbështetjes shtetërore për industrinë e qumështit
  • Tatimi mbi vlerën e shtuar i zvogëluar për agroindustri; zbritje e para-tatimit për qumështin e papërpunuar
  • Masat e qeverisë përmes subvencionimit të produkteve të qumështit dhe masat e antidampingut në kuadër të Marrëveshjes së Evropës Qendrore për Tregti të Lirë
    • Mbrojtja e djathit të Sharrit
    • Rritja e vetëdijesimit të konsumatorëve për nevojat e industrisë së qumështit
      vendor

    • Formimi i një platforme kombëtare të lobimit për industrinë e qumështit

Përfituesit e projektit janë përfaqësuesit e shoqatave të fermerëve të qumështit , qendrave për grumbullimin e qumështit , qumështoreve dhe tregtarëve me pakicë, departamenteve komunale të bujqësisë si dhe sindikatave të bujqësisë të sektorit të qumështit dhe shtetit. Përfituesit përfundimtar janë kryesisht prodhuesit e qumështit, në veçanti fermerët e vegjël dhe familjet e tyre si dhe konsumatorët.

Projekti: Marrja transparente dhe neutrale e mostrave, kontrolli i kualitetit dhe pagesa e drejtë e qumështit të papërpunuar Download