Takim me Asociacionin Kombëtar të Autizmit në Kosovë

07.01.2019 - 11:17

Prishtinë: Ekipi i Solidar Suisse u takua me ekipin e Shoqatës Kombëtare të Autizmit në Kosovë ku fillimisht u njoftuam për situatën në terren të shërbimeve shumë dobiprurëse që Shoqata Kombëtare e Autizmit të Kosovës i ofron për fëmijët me autizëm, dhe pastaj diskutuam për mundësitë e zhvillimit të shërbimeve shtesë. Diskutuam nevojat dhe planet për implementimin e SRS (Social Responsive Scale) për të matur në mënyrë të bazuara shkencore prevalencën e autizmit, mundësitë potenciale të bashkpunimit me Departamentin e Psikologjisë, mundësitë e krijimit të proceseve të standardizuara të matjes së progresit të fëmijëve të cilët marrin shërbimet te Shoqata Kombëtare e Autizmit të Kosovës, dhe nevojat dhe mundësitë e shtimit të ndonjë shërbimi shtesë si Occupational Therapy (Terapi të Profesionit) që personat me autizëm të mund të kenë një jetë normale. I përgëzojmë Shoqatën Kombëtare të Autizmit për punën e arritur deri më tash, dhe vazhdojmë t’i përkrahim në tejkalimin e sfidave në të ardhmen.

Newsletter