Autizmi dhe Talentet

28.04.2015 - 10:44

Asociacioni Nacional i Autizmit në Kosovë – ANAK në kuadër të kampanjës “Autizmi dhe Talentet”, më 20 Prill 2015, përveç koncertit me gjeniun me autizëm, Z. Derek Paravicini nga Londra, në bashkëpunim dhe nën mbështetjen e Ambasadës së Austrisë ka organizuar edhe Tryezë të Rrumbullakët për të diskutuar përvojat e autizmit në Kosovë dhe më gjerë. Qëllimi ishte rritja e vetëdijesimit mbi autizmin dhe shërbimet e nevojshme si dhe të ndikohet zhvillimin e shërbimeve profesionale në Kosovë, përkrah standardeve evropiane.
Prezent ishin përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile që merren me autizëm, ekspertë të fushës nga vendi dhe jashtë, përfaqësues të institucioneve të nivelit komunal qendror si dhe organizatat që përkrahin zhvillimet në këtë fushë dhe shëndetësi në përgjithësi: shkëlqesia e tij, Ambasadori i Austrisë në Kosovë, Dr. Johann Brieger ekspert të “Rainman House” nga Vjena – Austri, Dr. Teresa Zöttl dhe Dr. Anton Distelberger, si dhe Elisabeth Campestrini, eksperte e sistemeve shëndetësore, profesor Adam Ockelford, mësuesi i gjeniut të muzikës Derek Paravicini, Dr. Aferdita Ukën, që njëherësh përfaqësonte edhe Ministrinë e Shëndetësisë si dhe Jeta Deva dhe Mimoza Gashi nga ANAK, Faton Peci, Këshilltarë i Ministrit të Rinisë Kulturës dhe Sportit, dhe Dr. Arben Vitia, Drejtor i Departamentit të Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Komunën e Prishtinës etj. Tryeza u moderua nga përfaqësuesi i Solidar Suisse, Ilir Hoxha.
Solidar Suisse në suaza të programit KoSana ka përkrah që nga viti 2013, Asociacionin Nacional të Autizmit në Kosovë. Përkrahja është shtrirë në vlerësimin e gjendjes aktuale të shërbimeve, incidencës së fëmijëve me autizëm si dhe vlerësimin e barrës që kanë familjet aktualisht. Në vazhdim do të përkrah ANAK edhe në zhvillimin e ideve dhe modeleve që mund të adoptohen në kujdesin Kosovar për adresimin e nevojave të fëmijëve me autizëm si dhe të gjeneroj një dinamike më të koordinuar të akterëve të ndryshëm Kosovarë që janë të angazhuar në këtë drejtim
Ky debat u vazhdua me një koncert të veçantë dhe impresiv nga gjeniun me autizëm, Z. Derek Paravicini nga Londra, që kishtë qëllim të ngriste fonde për shërbimet që ju ofrohen fëmijëve me autizëm. Donacione të shumta individuale, nga bizneset dhe organizatat e ndryshme u dhanë për të për ndihmuar këtë iniciative. Iniciativa ka pasur një vizibilitet nacional përmes partneritetit më Koha Vizionin.

Newsletter