Bashkëpunim i frytëshem në mes të Akcionit për Nëna dhe Fëmijë dhe Federatës Sindikale të Shëndetësisë në Kosovë

26.05.2016 - 20:39

Në takimin e fundit me Akcionin për Nëna dhe Fëmijë të grupit punues për projektin e sistemit neonatal të referimit u bashkangjitën edhe përfaqësues të partnerit tonë tjetër të KOSANA-s, Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës. Nënkryetari, Mr. Blerim Delija dhe ekipi i tij i përbërë nga juristja Nora Murataj furnizuan informata kyçe që do të zgjidhë një nga pengesat kryesore në zhvillimin e sistemit neonatal të referimit për Kosovën; caktimi i punëtorëve shëndetësorë në detyrat e përditshme të sistemit të referimit. Ata furnizojnë zgjidhje duke përdorur aktet ligjore dhe nënligjore. Kjo shënon një nga arritjet dhe ndikimet më substanciale të projektit KOSANA në përkrahje të Organizatave të Shoqërisë Civile dhe ndikimit të tyre në reformimin e Sistemit të Kujdesit Shëndetësorë. Kjo arritje do të rezultojë në shpëtimin e jetëve të porsalindurve nëpërmjet kooperimit konstruktiv të Organizatave të Shoqërisë Civile, Ministrisë së Shëndetësisë, Administratorëve të Kujdesit Shëndetësorë si dhe të punëtorëve të kujdesit shëndetësor.

Newsletter