Me 8 Mars në hapësirat e shkollës profesionale teknike “ Shaban Spahija” u mbajt ceremonia e ndarjës së çertifkatave së nxëneseve të klasave të 12 të drejtimit “ Hoteleri dhe Turizmit “ dhe drejtimit të “ Teknologjisë Informative “ për pjesëmarrjës në iniciativat pilotuese të projektit “Rinia dhe Punësimi” mbështetur nga Solidar Suisse Kosova. Iniciativa në fjalë është zbatuar nga dy bashkëpunëtore të projektit Manuella Markaj dhe Saranda Ramaj të cilat përmes aktiviteteve kanë arritur që përpos ngritjës së njohurive të nxënësve në shkrim të cv, letrës motivues, kërkimit për punë të njohin nxënësit me profesionet të ndryshme në idustrinë e turizmit dhe ndërthyrjes së turizmit me teknologji informative. Nxënësit kishin mundësi të kuptonin më shumë rreth shërbimeve dhe produkteve turistike të krijuara nga projektet e ndryshme në regjion të Pejës si dhe të krijonin kontakte me shoqata dhe biznese të ndryshme për të kuptuar të mirat dhe përftimet e secilit profesion.