Çertifikohen mësimdhënësit në komunën e Klinës në orientim të karierrës

08.06.2016 - 20:46

8 Qershor 2016 sot u çertifikuan edhe 20 mësimdhënës tjerë nga komuna e Klinës. Me këtë, regjionit të Pejës ( komuna e Istogut, Deçanit, Klinës , Pejës dhe Gjakovës )po i ngriten kapacitetet e mësimdhënësve në mbështetjen e reformës së përgjithshme në sektorin e edukimit përkatësisht zbatimit të ligjërimit të orientimit në karrierë në shkollat fillore . Këshillimi apo orientimi në karrierë do të jetë ndihmë thelbësore në përcaktimin dhe adresimin e nxënsëve në të ardhmen e tyre profesionale duke zgjedhur edukimin e mesëm adekuat në bazë të faktorëve motivues, interesit dhe udhëzimve eduaktive dhe duke kontribuar në informimin e duhur dhe në vendimarrjet korrekte në karrierë.Për më shumë këshillimi dhe orientimi në karierrë kontribon në përmirësimin e arritjeve arsimore, në përmirësimin e përgatitjeve dhe pjesëmarrjës në shkollimin e mesëm, rrugëtim më I shkurtër drejt punësimit për të rinjët dhe ngritje të produktivitetit të punëtorëve

Newsletter