Dita ndërkombëtare e diabetit në Kosovë

10.11.2015 - 13:24

10 Nëntor 2015: Në vigjile të ditës ndërkombëtare të diabetit në Kosovë Shoqata Kombëtare e Diabetit në Kosovë në përkrahje të Solidar Suisse në kuadër të projektit KOSANA, kanë prezentuat 6 pozicionet e Shoqatës Kombëtare së Diabetit në Kosovë karshi skemës së sigurimeve shëndëtore. Dokumentet e bashkëngjitura paraqesin gjendjen aktuale dhe rekomandimet e Shoqatës Kombëtare së Diabetit në Kosovë rreth disa aspekteve të menaxhimit të sëmundjes së diabetit në Kosovë: diagnoza dhe serioziteti i diabetit në Kosovë, qasja në punëtorë shëndetësor të specializuar për pacientët me diabet, shpenzimet shëndetësore dhe përballueshmëria te pacientët me diabet, preferencat e shërbimeve dhe profili i shfrytëzimit nga pacientët me diabet, përdorimi i insulinës në Kosovë dhe dispozicioni me shërbime themelore dhe medikamente.

Rekomandimet dhe konkluzionet nga konferenca:

• Nevoja për Plan Nacional të Diabetit: Strukturimi i Prevenimit, Skriningut, Dietës dhe Aktivitetit Fizik është nevojë intermediale dhe thelbësore. Një plan nacional për diabet do të përmirësonte diagnostikimin e vonuar, monitorimin dhe kontrollimin e mirë të sëmundjes si dhe parandalimin e komplikimeve serioze.

• Pakoja Bazike Shëndetësore për pacientët me diabet duhet të realizohet në bashkëpunim me Shoqatën e Endokrinologëve dhe Shoqatën Kombëtare të Pacientëve me Diabet.
• Pako themelore e kujdesit duhet të përfshijë një spektër të plotë të shërbimeve dhe medikamenteve për monitorimin dhe kontrollimin e diabetit pa kufizime të mëdha financiare (në formë të ndarjes së kostos).

• Rethanat politike, ekonomike dhe sociale të Kosovës duket se kanë ndikuar në shëndetin e popullatës. Stresi para, gjatë dhe pas luftës, ndryshimet në mënyrën e jetesës dhe shprehitë e të ushqyerit janë në mesin e faktorëve që ndikojnë në rritjen e numrit të pacientëve me diabet
• Zbulimi dhe diagnostikimi i vonuar i përshpejton komplikimet e diabetit. Komplikimet e mbigarkojnë sistemin e financimit të shëndetësisë për shkak të kujdesit shtesë.

• Fuqizimi i mjekëve familjar arrihet duke implementuar konceptin e mjekësisë familjare në të cilën rrjedha e pacientëve përmirësohet nga ofruesi i kujdesit primar shëndetësor që e merr rolin e “portierit”.

• Specializimi i mëtutjeshëm i fuqisë punëtore në çështjet që janë të rëndësishme për trajtimin e diabetit (p.sh., trajtimi i komplikimeve specifike, qasjet moderne në kontrollin e sëmundjes, etj.) duhet të ketë konsideratë speciale.

• Më shumë punë nevojitet për informimin e popullatës për rëndësinë e terapisë së diabetit në parandalimin e komplikimeve, veçanërisht dobitë e terapisë me insulin. Gjithashtu, është tejet e rëndësishme për pacientët që të marrin informata në lidhje me dietën dhe aktivitetin fizik duke i përdorur të gjitha mjetet e komunikimit, përfshirë ketu si mjetet e shtypura ashtu dhe ato elektronike.

Shoqata Kombëtare e Diabetit në Kosovë në përkrahje të Solidar Suisse, ju falimnderon për kohën dhe vëmendjen tuaj.Për çdo informacion plotësues, ju lutem mos hezitoni të na kontaktoni.

Newsletter