Balkan Sun Flowers

Halil Berisha, 55 vjeçar, baba i 10 fëmijëve, 7 djem dhe 3 vajza, i cili i përjetoi tri goditje të infarktit , dhe diabeti i të cilit nuk është në gjendje të mirë stabile, thotë se Qeveria e Kosovës i jep atij një ndihmë sociale prej €65 ndërsa ai ka nevojë së paku për €80 për ilaçet e tij, për çdo muaj. “Unë kam një sigurim shëndetësor serb dhe kjo është një nga mënyrat që unë ia kam dalë të mbijetojë” tha ai. Ai jeton në Plemetinë një vend afër komunës së Obiliqit që ndodhet në periferinë perëndimore të Prishtinës, kryeqytetit të Kosovës. Termocentrali ‘Kosova A’ dhe ‘B’ gjithashtu ndodhet në atë vend, rezultat i të cilit është se gati 90% të popullatës së Plemetinit është e helmuar rëndë dhe vuan nga kanceri dhe sëmundjet e astmës.

Newsletter