WIC Punëtoria për Politikat Shëndetësore në Prishtinë

Me datat 24 dhe 25 shtator 2019 në Prishtinë, u mbajt Punëtoria për Politikat Shëndetësore  e Bashkëpunimit Ndërkombëtar Wennberg (WIC). WIC Punëtoria për Politikat Shëndetësore  do të organizohet nga Wennberg International Collaborative, Solidar Suisse Kosovo, Aksioni për Nëna dhe Fëmijë dhe Kolegji Heimerer. Punëtoria bashkon ekspertë kosovarë, rajonalë dhe ndërkombëtarë të kujdesit shëndetësor, politikë bërësit dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile me qëllim të  prezantimit dhe analizimit të sistemit të kujdesit shëndetësor në Kosovë.

Kjo ngjarje ishte e para e këtij lloji në Ballkan dhe se pjesëmarrja  dhe përzgjedhja e ligjërueseve dhe e pjesëmarrësve është bërë me anë të ftesave individuale për secilin veç e veç.  Kjo me qëllim që të ftohen pjesëmarrës që vërtetë janë të kyçur në çështjet e hulumtimeve në shëndetësi, dhe që punojnë  dhe bëjnë praktikë brenda Sistemit të Kujdesit Shëndetësor në Kosovë dhe jashtë saj.

Në këtë Punëtori për Politikat Shëndetësore morën pjesë rreth 50 pjesëmarrës shumica e tyre mjekë, specialist dhe punëtor të shërbimeve shëndetësore nga shkollat e ndryshme botërore dhe se ishte një mundësi për shkëmbimin e përvojave dhe njohurive në metodat dhe metodologjitë e ndryshme dhe qasjeve të ndryshme shkencore.

Dita e dytë e kësaj punëtorie ishte planifikuar për sesion Trajnimi për hulumtuesit profesional në fushën e shëndetësisë. Në këtë trajnim morën pjese rreth 20 pjesëmarrës të cilët veç se ishin duke punuar me hulumtimin e të dhënave ne hulumtime të ndryshme që ishin të ndërlidhura me çështjet e shëndetësisë në përgjithësi.

Sesioni hapjes dhe i prezantimit të kësaj punëtorie është emetuar drejtpërdrejtë nga media https://www.facebook.com/kallxo/videos/480179082829496/ dhe është ndarë me faqen e FB të Solidar Suisse Kosova dhe se ky postim ka pasur  numër të madh të shikueseve.

Newsletter