30 nxënës nga Shkolla e Mesme Teknike në Pejë. Drejtimi – TIK dhe Shkolla e Mesme Ekonomike, drejtimi-Turizëm kanë marrë pjesë në trajnimin për “Job Shadwing”, aktivitet I cili do të vazhdojë edhe javët e ardhshme.Trajnimi është fokusuar në shkathtësitë bazike të komunikimit dhe etikes që janë të domosdoshme që ambienti I punës të mundësojë karrierë inovative dhe kreative në fushën e turizmit dhe TIK-ut dhe “Job Shadowing” si përvojë praktike e punës.
Të rinjtë kanë punuar në grupe për të kuptuar rëndësinë dhe ndikimin e përzgjedhjes se karrierës që ka të bëjë me interesat e tyre dhe për të menduar për krijimin e ideve të reja për karriera të mundshme në fushat që atyre ju interesojnë. Në fund pjesëmarrësve u është kërkuar të hartojnë nga nje draft CV dhe Letër Motivuese të cilat do të shikohen nga trajnerët dhe do tu përcillen komentet në lidhje me përmbajtjen dhe mënyrën e shkrimit të tyre. Ky aktivitet do të përcillet , nga një aktivitet tjetër javët në vijim ku 30 të rinjtë do të kenë mundësinë të praktikojnë në “Job Shadowing”
Inciativa është përkrahur dhe mbëshetur financiarisht nga Solidar Suisse Kosova