Një falënderim i përzemërt për të gjithë partnerët tanë, shkollat, Drejtorinë e Arsimit, MASHT, organizatat ndërkombëtare dhe lokale, mësimdhënësit, nxënësit dhe bizneset për mbështetjen e tyre të jashtëzakonshme gjatë këtyre 4 viteve. Së bashku, kemi punuar për të përmirësuar arsimin profesional dhe për të krijuar mundësi të reja për të rinjtë e Kosovës.
Në këtë ngjarje morën pjesë 140 pjesëmarrës, përfshirë biznese, nxënës, mësimdhënës, drejtorë të arsimit, përfaqësues të MASHT-it, organizata ndërkombëtare dhe lokale, si dhe shkolla nga Peja, Klina, Istogu dhe Fushë Kosova: Odhise Paskali, Mithat Frashëri, Minatori, Rifat Gjota, Ali Hadri dhe Fehmi Agani.