Rindërtimi i një sistemi të besueshëm dhe efikas të mbështetjes për punonjëset femra në sektorin e tekstilit dhe veshmbathjes në Bosnje dhe Hercegovinë

Projektet

Rindërtimi i një sistemi të besueshëm dhe efikas të mbështetjes për punonjëset femra në sektorin e tekstilit dhe veshmbathjes në Bosnje dhe Hercegovinë

Objektivi i përgjithshëm:

Reduktimi i shkeljeve të të drejtave të punës të punëtorëve femra në industrinë e tekstilit dhe veshmbathjes në Bosnje dhe Hercegovinë (BiH) dhe përmirësimi i kushteve të tyre të punës dhe të jetesës.

Objektivat specifike:

  1. Sigurimi I informacionit  të besueshëm (të bazuar në prova dhe argumente) mbi kushtet e punës në sektorin e tekstilit dhe veshmbathjes në BeH dhe të përcaktimi I ndryshimeve specifike legjislative që do të çojnë në reduktimin e shkeljeve të të drejtave të punës.
  2. Të forcohen kapacitetet e sindikatave dhe OSHC-ve për të luftuar me sukses shkeljet ne punë dhe të drejtave të njeriut në industrinë e tekstilit dhe veshmvathjes në BiH.
  3. Të sensibilizojë publikun e gjerë dhe vendimmarrësit përkatës në lidhje me shkeljet e të drejtave, boshllëqet ligjore dhe mospërputhjen me ligjet dhe standardet në industrinë e tekstilit dhe veshmabthjes në Bosnje dhe Hercegovinë.

Grupet e synuara

1000 punëtore femra në industrinë e tekstilit dhe të këpucëve në 8 komunat e synuara (Goražde, Tešanj, Banjaluka, Graçanicë, Kotor Varosh, Tuzla, Visoko, Travnik, Derventa), që do të trajtohen nga hulumtimi.

Në trajnim do të marrin pjesë 300 përfaqësues të sindikatës dhe aktivistë të OShC-ve nga fusha e barazisë gjinore, të drejtave të njeriut dhe të drejtave të punës.

Dy degë sindikata me mbulim kombëtar në sektorin e tekstilit dhe këpucëve.

Vendimmarrësit përkatës: Ministria e Punës e Republikës Srpska dhe Ministria e Punës e Federatës së Bosnjës dhe Hercegovinës, që do të arrihet përmes fushatës avokuese.

Popullsia më e gjerë në BeH, nga komunat e synuara – 800.000 persona në total, që do të arrihet nga fushata kombëtare.

Partner

ZORA dhe SEKA

Financuar nga

Instrumenti Evropian për Demokraci dhe të Drejtat e Njeriut (EIDHR): Bosnjë dhe Hercegovinë

Periudha 2020-2022

Newsletter