Shoqata e Prodhueseve të Qumështit se bashku me Shoqatën e Qumështoreve të Kosovës organizuan protestën nën moton ” Mbrojmë shëndetin dhe prodhimin Vendor’. Protesta kishte për qëllim tërheqjen e vëmendjes së Qeverisë në lidhje me rregullimin e infrastukturës ligjore pë parandalimin e produkteve të dyshimta të importit dhe promovimin dhe përkrahjen e prodhimeve vendore të qumështit.
Kësaj radhe, qumështarët nuk derdhen qumështin, por gjatë protestës falën atë për të gjithë ata që kanë nevojë.