Solidar Suisse Kosova përkrah punëtorinë “Pacienti në proceset vendimarrëse”’ si dhe SImpoziumin e Shëndetësisë me temë “Pacienti në qendër”.

07.01.2019 - 22:14

Organizimi I tillë kishte për qëllim ngritjën e vetëdijes tek pjesëmarrësist në veçanti, për rëndësinë e përfshirjës së pacientëve në vendimarrje. Për më shumë, tema e këtij organizimi është: pjesëmarrja e pacientit në vendimmarrje nuk kërkon domosdoshmërisht që pacienti t’i njoh, t’i kuptojë dhe t’i zotërojë të gjitha detajet teknike të një trajtimi shëndetësor, por duhet të jetë në gjendje të vendos vet se në cilat fusha të jetës dhe në cilat segmente të trajtimin shëndetësor të marrë pjesë, cilat janë rreziqet me të cilat mund dhe do të ballafaqohet, dhe para së gjithash, cilat janë burimet që i ka në shfrytëzim / përdorim. Pjesëmarrja e pacientit në vendimmarrje është një nga proceset më të vështira të vetë-sqarimit dhe vet-bindjes. Ndërsa sa I përket pjesëmarrjës në Simpoziumin e shtatë të shëndëtsisë me temën “ Pacienti në qendër”” partneret e Solidar Suisse Kosova, Balkan Sunflower Kosova kanë prezentuar “” Të ushqyerit dhe mënyra e jetesës në komunitetet Romë, Ashkali dhe Egjiptian si dhe Shoqata Kombëtare e Diabetit ka prezentuar “”Qasja në punëtorë shëndëtsorë të specializuar për pacientet me diabet”

Newsletter