Takim me punëtorët shëndetësor të Regjionit të Gjilanit

23.11.2015 - 18:08

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës në bashkëpunim me Solidar Suisse në fund të vitit 2014 ka realizuar Pyetësorin me profesionistët shëndetësor të Qendrave Kryesore të Mjekësive Familjare,Spitaleve Regjionale dhe Qendrës Klinike Universitare të Kosovës. Qëllimi I pyetësorit ishte mbledhja e të dhënave në lidhje me preferencat për pagesë të profesionistëve shëndetësor karshi zbatimit të skemës për sigurime shëndetësore.

Fillimisht të pranishmëve iu drejtua Z.Blerim Delija në cilësinë e Këshilltarit të Projektit duke i njoftuar me aktivitetet e ndërmarra në kuadër të Projektit KOSANA të financuar nga Solidar Suisse,të cilat janë realizuar nga viti 2013 e deri më tani,gjithashtu pjesëmarrësit u njoftuan edhe me Letrën Pozicionuese me të cilën FSSHK do të lobojë në Ministrinë e Shëndetësisë përmes Grupit për Dialog që punëtorëve shëndetësor me zbatimin e skemës për sigurime shëndetësore krahas pagës bazë ti ipet edhe shpërblimi.

Më pas pjesëmarrësit në këtë takim u informuan dhe njoftuan me rezultatin preliminar të këtij Pyetësori i cili ka përfshirë 263 specialistë të mjekësisë familjare dhe 291 specialistë të punësuar në sistemin dytësor dhe tretësor.

Pjesëmarrësit kontribuan përmes diskutimit ku ndër të tjera kërkuan që i njejti Pyetësor të bëhet edhe me stafin e mesëm respektivisht infermierëve të insituticioneve shëndetësore duke theksuar se të njejtën përbëjnë numirn më të madh të punësuarve dhe roli i tyre në ofrimin e shërbimeve shëndetësore është krucial.

Newsletter