Takimi i parë strategjik i Komitetit Mjekësor të Aksionit për Nëna dhe Fëmijë

06.10.2015 - 12:16

Më 29 Shtator 2015 është mbajtur takimi i parë strategjik i Komitetit Mjekësor të Aksionit për Nëna dhe Fëmijë. Në takim ishin prezent të gjithë anëtarët e komiteti si dhe stafi i Aksionit. Qëllimi i takimit ishte angazhimi i komitetit mjekësor në procesin e planifikimit strategjik. Gjatë takimit u diskutuan projektet aktuale dhe projektet e planifikuara për të ardhmen, se si mund të përmirësohen dhe implementohen më mirë projektet duke u bazuar në eksperiencën e anëtarëve të komitetit. Gjate takimit u zhvilluan propozime për programe konkrete më qellim të përmirësimit të gjendjes në spitalin e Neonatologjisë dhe Pediatrisë pran Shërbimeve Spitalore Klinike Universitare të Kosovës.

Newsletter