Transparenca dhe neutraliteti gjatë mbledhjes së mostrave, kontrollit të cilësisë dhe pagesës se qumështit të papërpunuar në Kosovë

13.10.2015 - 12:34

12 Tetor : U diskutua mbi vazhdimësinë e projektit “Transparenca dhe neutraliteti gjatë mbledhjes së mostrave, kontrollit të cilësisë dhe pagesës se qumështit të papërpunuar në Kosovë”. Projekti është I iniciuar në vitin 2010 nga Shoqata e Prodhuesve të qumështit të Kosovës (SHPQK)dhe Shoqata e Përpunuesve të qumeshtit të Kosovës(SHQK) ndërsa gëzon përkrahjen e Ministrisë së Bujqesisë , Pyllëtarisë dhe Zhvillimit Rural ( MBPZHR), Agjencionit të Veterinës dhe Ushqimi (AUV) dhe Solidar Suisse Kosova. Qëllimi i përgjithshëm I projektit është që sektori i qumështit të ketë një treg të sigurt, korrekt, neutral dhe transparent dhe të kontrolluar nga publiku për tërë qumështin e papërpunuar në favor të produkteve vendore të qumështit me cilësi të mirë dhe të sigurtë, si bazë kryesore për pagesa direkte dhe skemës së mbështetjës për prodhuesit e qumështit.

Në takim u diskutua dhe u punua në Marrëveshjen e Memorandumit për vitin 2016.

Newsletter