Vazhdon shfaqja e filmit dokumentar

07.01.2019 - 20:51

Më datën 8 dhe 10 Qershor, BSFK vazhdoi me shfaqjen e premierës së filmit dokumentar “LIVES”, i cili paraqet disa nga arsyet e jetëgjatësis së shkurtër të komuniteteve ashkali, egjipjan dhe rom. Në kuadër të këtyre ngjarjeve, BSFK paraqiti 5 raporte (policy brief) me të gjeturat rreth problemeve shëndetësore të tri komuniteteve të lartëpërmendura dhe rekomandimet për të përmisuar jetën e tyre. Premiera e filmit dokumentar u mbajt në Qendrën Kryesore të Mjeksësisë Familjare në Kastriot, dhe gjithashtu në dy “Learning Ceters” në Plemetin.
Qëllimi i këtij projekti është ngritja e vetëdijes e qytetarëve të Kosovës dhe institucioneve për problemet me të cilat këto komunitete ballafaqohen, dhe paraqitja e disa rekomandimeve për të përmirësuar situatën shendetësore dhe jetësore të këtyre komuniteteve. Projekti financohet nga SOLIDAR SUISSE.

Newsletter