EKSPOZITË ARTISTIKE TË FËMIJËVE ME AUTIZEM

07.01.2019 - 22:55

Asociacioni Nacional I Autzimit në Kosovë në mbështetje të Komunës së Prishtinës përkatësisht të Drejtoratit për Kulturë dhe Solidar Suisse Kosova kanë organizuar ekspozitën artisitke të fëmijëve me autizem. Ekspozita eshtembajtur me datën 23 Dhjetor nga ora 12.00 gjerë 20.00 në hapësirat e Biblioteka Kombëtare e Kosovës.
Qëllimi i ekspozitës ishte promovimi i shkathtësive artistike të fëmijëve me autizem dhe avokimi tek institucionet për mbështetjen e shërbimeve që kontribojnë në zhvillimin dhe avansimin e këtyre shkathtësive. Ne ngjarje po ashtu u shpernda edhe fletushka me perjetimet e terapisteve gjate punes me femijet.
Solidar Suisse Kosova ka përkahur Asociacioni Nacional I Autzimit në Kosovë që nga 2012 përmes projektiti KOSANA me qëllim të analizimit të nevojave të fëmijëve me autizem karshi skemës së sigurimeve shëndetësore . Solidar Suisse Kosova poashtu ka mbështetur Asociacioni Nacional I Autzimit në Kosovë edhe mepërmirësimin e kapaciteteve avokuese dhe të ngritjës së fondeve të Asociacioni Nacional I Autzimit në Kosovë dhe mbështetje të Shërbimeve Profesionale Direkte Ditore për Personat me Autizm

Newsletter