Solidar Suisse për Evropën Juglindore dhe Qendra Kosovare për Studime Gjinore mbajtën konferencën “Të kuptuarit e peizazhit institucional: Vlerësimi i dhunës me bazë gjinore në Kosovë” më 10 korrik në Hotel Sirius, Prishtinë.
Ngjarja ofroi një platformë të shkëlqyeshme për të paraqitur objektivat dhe aktivitetet e projektit si dhe gjetjet nga studimi bazë, duke u fokusuar në rolin dhe funksionin e Mekanizmave Koordinues Komunal kundër Dhunës në Familje, përfshirë sfidat e tyre me të cilat po përballen. Një pjesë e rëndësishme e konferencës iu kushtua seancës së diskutimit, duke u mundësuar palëve të interesuara të analizojnë, komentojnë dhe/ose të vërtetojnë rekomandimet dhe gjetjet nga studimi.
Një nga rezultatet kryesore të ngjarjes ishte një thirrje e përbashkët për veprim që synon arritjen e parandalimit të barabartë dhe efektiv, në lidhje me dhunën me bazë gjinore, zhvillimin dhe/ose zbatimin e mekanizmave të paralajmërimit të hershëm dhe ofrimin e shërbimeve mbështetëse për viktimat e mundshme në Kosovë.
Kjo konferencë është pjesë e projektit “Parandalimi i dhunës me bazë gjinore përmes edukimit dhe ngritjes së vetëdijes” i zbatuar nga Solidar Suisse SEE dhe Qendra Kosovare për Studime Gjinore, me mbështetje financiare nga Bashkimi Evropian.