Kosana

KOSANA

Projektet

Qëllimi kryesor i Projektit KOSANA është përmirësimi i shëndetit dhe sigurisë sociale të popullatës në Kosovë përmes mbështetjes të pjesëmarrjes aktive nga shoqëria civile në lidhje me politikën shëndetësore e në veçanti në përkufizimin e sistemit të sigurimit shëndetësor. Ekziston një rezultat kyç se faza kryesore e projektit synon të arrijë:

Rezultati 1: Projekti KOSANA e lehtëson pjesëmarrjen e organizatave të shoqërisë civile, të cilat kontribuojnë në formësimin e politikës shëndetësore dhe në veçanti sistemin e sigurimit shëndetësor në Kosovë me pozicionet e tyre të qarta dhe lobimin aktiv.

Rezultatet kyçe që janë të garantuara nga projekti janë si vijon:

Rezultati 1: Analiza e problemit të konsoliduar/zbrazëtirës në lidhje me financimin dhe kualitetin e shërbimeve specifike të kujdesit shëndetësor në kuadër të sistemit aktual të kujdesit shëndetësor dhe në pikëpamje të sistemit të planifikuar të sigurimit shëndetësor.
Rezultati 2: Pozicionet e qarta nga organizatat që i përfaqësojnë grupet e shoqërisë civile (p.sh., pacientët me sëmundje të veçanta dhe të afërmit e tyre, stafin e kujdesit shëndetësor etj.)
Rezultati 3: Autoritetet përgjegjëse dhe publiku i gjerë janë të informuar për qëndrimet dhe parimet e grupeve të shoqërisë civile.
Përfituesit e drejtpërdrejt të projektit janë organizatat që përfaqësojnë qytetarët dhe grupet e pacientëve dhe organizatat që i përfaqësojnë profesionistët shëndetësor. Përfituesit indirekt të projektit janë qytetarët e Kosovës.

Projekti do të veprojë në nivelet e ndryshme të kontekstit. Disa nga rezultatet kyçe do të ndërlidhen ngushtë me mikrosistemin (d.m.th., mbështetja e organizatave të pacientëve) kurse të tjerat do të kontribuojnë në zgjerimin e kontekstit të reformës së kujdesit shëndetësor(d.m.th., skemën e financimit).

Newsletter