Parandalimi i Dhunës me Bazë Gjinore Përmes Edukimit dhe Ndërgjegjësimit
Objektivat e projektit
Objektivi 1: Ngritja e ndërgjegjësimit të komunitetit dhe publikut të gjerë se dhuna ndaj grave është shkelje e të drejtave të njeriut dhe inkurajimi i çdo qytetari për ta sfiduar atë.
Objektivi 2: Promovimi i zbatimit të masave efektive për parandalimin dhe luftimin e dhunës ndaj grave në nivel kombëtar dhe lokal.
Rezultatet e projektit:
Rezultati 1: Shoqëria informohet se dhuna dhe diskriminimi ndaj grave janë shkelje të të drejtave të njeriut;
Rezultati 2: Të paktën 30 punëtorë nga autoritetet qendrore dhe komunale, policisë komunale në komunitet dhe OSHC-të do të rrisin kapacitetet e tyre ne parandalimin dhe luftimin e dhunës ndaj grave përmes sesioneve të trajnimeve;
Rezultati 3: Mekanizmi Koordinues Komunal për Mbrojtjen nga Dhuna në Familje në gjashtë komuna është funksional dhe i fuqizuar;
Rezultati 4: Fushata ndërgjegjësuese e zhvilluar dhe e realizuar nëpërmjet tre elementeve të saj: Tri konferencave, videove dhe prodhimit dixhital;
Rezultati 5: Rritja e edukimit dhe njohurive e së paku 500 nxënësve, mësimdhënësve dhe personelit tjetër arsimor për barazinë gjinore dhe parandalimin e luftës kundër dhunës në familje dhe me bazë gjinore si dhe barazisë gjinore në të gjitha komunitetet etnike të Kosovës;
Rezultati 6: Sjelljet kryesore gjinore dhe specifike të DHBGJ analizohen dhe trajtohen përmes një studimi bazë dhe përfundimtar.
Zonat e synuara: Prishtina, Gjakova, Prizreni, Gjilani, Mitrovica dhe Kamenica.
Zbatuar nga: Solidar Suisse dhe Qendra Kosovare për Studimeve Gjinore
Mbështetur nga: Bashkimi Evropian i përfaqësuar nga Komisioni Evropian.
Afati kohor: 36 muaj (01.01.2023 – 31.12.2025).