Let’s Debate Change

Projektet

Let's Debate Change

Objektivi i përgjithshëm: Rritja e kapaciteteve dhe angazhimit të të rinjve për të avokuar dhe realizuar ndryshime në komunitetin e tyre lokal, me mbështetjen e komunave të tyre

Rezultati i pritshëm: Të rinjtë – gra dhe burra, si dhe përfaqësues të grupeve të ndryshme etnike – vendosin për propozimet për përmirësime në komunitetin/komunën e tyre si dhe lobojnë tek autoritetet përkatëse dhe publiku për zbatimin e tyre dhe vendosin për përzgjedhjen dhe zbatimin e projekteve të cilat shërbejnë për të mirën e përgjithshme të komunitetit/komunës së tyre.

Te arriturat specifike

  • Partneritetet ndërmjet komunave dhe të rinjve (vajzave dhe djemve duke përfshirë minoritetet) nga dy shkolla të mesme lokale janë arritur.
  • Të rinjtë (vajzat dhe djemtë duke përfshirë minoritetet) janë të autorizuar për të identifikuar çështjet në komunitetin e tyre dhe për të zhvilluar kapacitetet për adresimin e këtyre çështjeve.
  • Të rinjtë (vajzat dhe djemtë duke përfshirë minoritetet) marrin masa konkrete proaktive në komunitetin e tyre për të ngritur dhe adresuar çështjet e identifikuara nëpërmjet krijimit të gjeneratës së re të udhëheqësve të rinj, hartuar Përmbledhjen e Politikave të Përmirësimit Lokal, zbatuar Projektet e Përmirësimit Lokal dhe marrin pjesë në evente lokale qe kane te bëjnë me vendim-marrje.

Zonat e synuara: Komunat e Pejës, Istogut, Klinës, Deçanit, Fushë Kosovës dhe Obiliqit.

Shkollat përfituese: :

Pejë: Shkolla e Mesme e Lartë “Ali Hadri” dhe Shkolla e Mesme e Lartë Teknike “Shaban Spahija”

Deçan: Shkolla e Mesme e Lartë Teknike “Tafil Kasumaj” dhe Gjimnazi “Vëllezërit Frashëri”.

Obiliq: Shkolla e Mesme e Lartë Profesionale “Ismail Dumoshi” dhe Gjimnazi “17 Shkurti”.

Fushë Kosovë: Shkolla e Mesme Ekonomike – Juridike “Hoxhe Kadri Prishtina” dhe Shkolla e Mesme e Lartë Profesionale “Minatori”.

Istog: Gjimnazi “Haxhi Zeka” dhe Shkolla e Mesme e Lartë “Mithat Frasheri”.

Klina: Shkolla e Mesme e Lartë “Luigj Gurakuqi” dhe Shkolla e Mesme e Lartë Profesionale “Fehmi Agani”.

 

Partneri zbatues: TOKA

Newsletter