Promovimi i profesioneve të udhëhequra nga femrat me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Vajzave

08.01.2019 - 09:57

Me rastin e shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Vajzave më 11 Tetor, Qendrrat e Karrierës të komunës së Prishtines dhe Vushtrrisë organizuan “Turneun e Karrierës” për vajzat e shkollave profesionale në këto dy qytete, me qëllim të fuqizimit dhe vetëdijësimit të tyre për një sukses të ardhshëm në karrierë dhe largimin e stereotipeve për profesionet e ndara sipas gjinive.Turneu i karrierës u realizua në Pejë, respektivisht në kompanitë ELKOS dhe Birra e Pejës, ku 40 vajza të klasës së 12të nga Vushtrrija dhe Prishtina kishin rastin të kuptojnë rrugëtimin drejt karrierës dhe jetës profesionale të menaxhereve, inxhiniereve dhe teknologeve ne keto kompani.Aktiviteti është mbështetur nga projekti “Rritja e Punësimit për të Rinjë (EYE)” i Zyrës Zvicërane për Bashkëpunim (SDC) zbatuar nga konsorciumi HELVETAS Swiss Intercooperation Kosovo (HSIK) dhe Management Development Associates (MDA), në bashkëpunim të ngusht me Komunën e Pejës dhe projektin “Rinia dhe Punësimi” zbatuar nga Solidar Suisse Kosova.

Newsletter