Rregullimit ligjor të shitjës së drejtpërdrejtë të prodhimeve të qumështit në tregun e gjelbër

09.10.2015 - 12:25

Me 8 Tetor në hapësirat e Agjencionit të Veterinës dhe Ushqimit u realizua prezentimi mbi analizën e „Rregullimit ligjor të shitjës së drejtpërdrejtë të prodhimeve të qumështit në tregun e gjelbër“ përgatitur nga Shoqata e Prodhuesve të Qumështit (SHPQK ) dhe Shoqata e Përpunuesve të Qumështit (SHQK ) dhe përkrahur nga zyra e Solidar Suisse në Kosovë. Panelistë të kësaj ngjarje do të jenë: Valdet Gjinovci (AUV), Naser Bajraktari (SHQPK), Ramadan Memaj (SHQK) dhe Dr. Christoph Baumann (konsulent pranë SHPQK dhe SHQK.

Dokumentet e prezentuara kishin për qëllim të prezentoj gjendjen aktuale të shtijëve direkte të prodhimeve të qumështit si dhe te ofroj zgjidhjet në rregullimin e kësaj çështje. Për më shumë, këto dokumente politikash ju drejtohet Qeverisë së Kosovës dhe autoriteteve përkatëse publike dhe komunale të Kosovës që i përkasin qështjes së sigurisë e ushqimit. Qëllimi është theksimi për nevojë urgjente për të zbatuar një kuadër të përbashkët rregullator për të gjithë prodhuesit dhe përpunuesit e qumështit në Kosovë. Deri tani, produktet e pakontrolluara, dhe të tregtuara drejtëpërdrejtë në mënyrë të padrejtë konkurrojnë me produktet e shitura në tregjet e rregullta lokale, përderisa autoritetet ende nuk zbatojnë të njëjtat rregulla në aspektin e cilësisë dhe standardeve minimale higjienike. Marketingu i drejtpërdrejtë i produkteve të qumështit të tilla sikurse në tregjet e gjelbërta është – deri tani – një kërcënim serioz për shëndetin e popullatës.

Megjithatë, ka arsye për iniciativë për ndryshime. Dokumentet politike dëshmojnë se qeveria nuk zbaton politika adekuate për zbatimin e Ligjit të Kosovës nr. 03/L-016 mbi Ushqimin. Mangësitë kryesore janë:

Rregullorja nr. 11/2011: lejon shitjen e drejtpërdrejtë të qumështit të papërpunuar në sasi të vogla; nuk ka asnjë direktivë që rregullon këto shitje.
Nuk ka udhëzim për marketingun e drejtpërdrejtë të produkteve të qumështit që përcakton qartazi masat e higjienës në mënyrë specifike në prodhimin dhe shitjet e produkteve të qumështit.
AUV nuk kontrollon qumështin e papërpunuar e të gjithë prodhuesve, por vetëm të fermerëve që shesin në qumështore të licencuara.
Nuk zbatohet rregullorja nr 2005/01; licencimi i një ferme qumështi duket të jetë vullnetarë ku pothuajse asnjë prodhues që shet në tregjet e gjelbërta nuk është i regjistruar.
SHPQK dhe SHQK janë të bindur se qeveria duhet të rregullojë marketingun e drejtpërdrejtë sikurse në tregjet e gjelbërta. Të dy opsionet e politikave – lejimi ose ndalimi i shitjeve në tregun e gjelbërt – nuk janë të përshtatshme për shoqatat. Opsioni i politikave për një shtet me qeverisje të mirë duhet të jetë ‘rregullimi i marketingut të drejtpërdrejtë’. Prandaj, SHPQK dhe SHQK rekomandojnë dhe kërkojnë që të mbyllen boshllëqet ligjore dhe për të mundësuar AUV dhe inspektoratet e saj rajonale të ushqimit të zbatojnë në mënyrë adekuate Ligjin e Kosovës mbi Ushqimin.

Takimi ishte pikënisje për të vazhduar më takimet e radhës; komunat e intervestuara , ministritë relvante dhe shoqërine civile.

Newsletter