“Sigurimet Shëndetësore po fillojnë?!”

07.01.2019 - 22:32

Shoqata e të Drejtave të Pacientëve në Kosovë – PRAK me mbështjete të SolidarSuisseKosova ka organizuar tryezën me temën “#Sigurimet Shëndetësore po fillojnë?!” e cila ka mbledhur për diskutim palët kryesore të interesit. Në këtë tryezë, është diskutuar rreth fillimit të mbledhjes së premiumeve, sfidave dhe pritjeve rreth kësaj çështje. PRAK mendon se proceset do të duhej të zhvilloheshin konform ligjit për Shëndetësi duke bërë që fillimisht të kontraktohen shërbimet nga ofruesit shëndetësor dhe tek pastaj të fillohet me mbledhje të premiumeve. Sipas PRAK nuk janë plotësuar sa duhet parakushtet esenciale për fillimin e suksesshëm të Fondit. Sidoqoftë, mbledhja e premiumeve po fillon ne fillim te 2017. Të interesuar që Sigurimet Shëndetësore të jenë të suksesshme, PRAK kërkon që:
Të themelohet Fondi para se të fillon mbledhja e premiumeve pasi që AFSH nuk mund të mbledh premiume;
Të respektohet rekomandimi i Bankës Botërore që “pagesa e premiumeve nga 7% të zbritet në masën 5% (në mënyrë që të kemi një shtrirje sa më të gjerë të përgjigjes pozitive në pagesën e kontributeve);
Shuma e bashkëpagesave nga çmimorja e shërbimeve (pagesa nga xhepi) sipas kriterit të OBSH-së të mos e kaloj vlerën prej 15% të totalit të shpenzimeve shëndetësore.
Ndërsa Ministria e Shëndëtsisë njoftoj që është bërë planifikimi I mbledhjës së premiumeve dhe kryesisht është bazuar në tre shtylla ; shtimin e buxhetit për barna dhe material shpenzues pagesa për performance për komunë, lidhja qytetarit përmes strategjisë së informimit .
Për më shumë në lidhje me konkluzionet e takimit mund të klikoni në www.prak-kosova.org/

Newsletter